MENU
klinika

Pritet t’i nënshtrohet një operacioni

Papa Françesku shtrohet në spital

04.07.2021 - 18:21

Papa Françesku është shtruar këtë të diel në një spital të Romës, ku pritet t’i nënshtrohet një operacioni në zorrën e trashë.Lajmi është konfirmuar nga Vatikani.

Zëdhënësi Matteo Bruni, tha se Papa, vuante nga “sentoza diverikulare simptomatike” e zorrë së trashë, një gjendje që shkakton dhimbje të vazhdueshme dhe fryrje të barkut.
Ndër të tjera Bruni tha se operacioni do të realizohet në orët e mbrëmjes në spitalin Gremelli në Romë.

Mediat italiane shkruajnë se kjo është hera e parë që Papa Françesku, 84 vjeç, shtrohet në spital, që nga zgjedhja e tij në krye të Vatikanit në vitin 2013.