MENU
klinika

Thellohet kriza politike në Mal të Zi

Partia pro-serbe kërkon kryeministrër të ri

06.07.2021 - 10:56

Përfaqësuesit e partive parlamentare që përbëjnë shumicën qeverisëse në Mal të Zi do ta zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve mbi krizën e pushtetit sot në parlament.

Mediat bëjnë me dije se një nga udhëheqësit e partisë pro-serbe në pushtet, Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviç është shprehur se nuk po heqin dorë nga kërkesat fillestare për ta krijuar një qeveri pa kryeministrin Zdravko Krivokapiç.

Medojeviç i tha Pobjeda-s se Fronti Demokratik do të marrë pjesë në takimin e sotëm, por se nuk do të heqë dorë nga kërkesat.

“Për sa na përket, ne jemi të vetmit që dolëm me pozicione të qarta – për të mos mbështetur qeverinë e Zdravko Krivokapiq, se ai ka mbështetjen e vetëm 14 deputetëve. Ne mendojmë se zgjidhja më e mirë është një qeveri e re brenda të njëjtës mazhorancë”, ka thënë Medojeviç.

Bashkatdhetarët që vizituan këtë verë Kosovën

BQK: Janë shpenzuar mbi 630 milionë euro

Çfarë shkruajti shtypi gjerman?

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Von der Leyen njofton vizitën në Ballkan

“Do përçoj angazhimin tonë për anëtarësimin në BE”

Kthehen punëtorët ditor: Ne shkojmë për bukën e gojës, këto kërkojnë test 23 €

Masat e reja anti-kovid në Mal të Zi krijojnë probleme