MENU
klinika

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Pesimizmi i të rinjve

31.07.2021 - 10:30

Javier Cercas actuará legalmente contra quienes le acusan de alentar una intervención militar en Cataluña | Cataluña | EL PAÍS

Javier Cercas/

Të rinjtë spanjollë janë pesimistë, priren të mendojnë që jetojnë më keq se prindërit apo gjyshërit e tyre. Megjithëse të dhënat empirike thonë të kundërtën, është e kuptueshme që të rinjtë sot nuk e kuptojnë dhe nuk e krahasojnë dot rininë e tyre me rininë e prindërve të tyre. E perceptojnë të tillë rininë e tyre duke pasur parasysh që kanë përjetuar krizën e vitit 2008 dhe krizën e koronavirusit.

Në fakt unë e kam bërë mision që mos të dëgjoj më askënd të përsërisë shprehjen: “E kaluara ia kalon të tashmes”. Por autori i kësaj shprehje Jorge Manrique, në fakt ka dashur të thotë: “Ne na duket që e kaluara ia kalon të tashmes”. Pra, ne na duket më e mirë por e vërteta është ndryshe.

Në një prej artikujve publikuar pikërisht në El Pais, Juan Francisco Fuentes në vitin 1929 titulli ishte: “Çfarë mendojnë të rinjtë?” ndërsa në vitin 2021 titulli i artikullit është “Si është të jesh një i ri në 2021?”.

Kontrasti mes dy artikujve i përngjan kontrastit mes pesimizmit dhe optimizmit. Fuentes thoshte se në përgjigjet e të rinjve kishte një besim në të ardhmen “utopi mes ndryshimit social dhe atij politik”.

Të rinjtë e asokohe ishin të sigurt se do të jetonin më mirë se prindërit dhe gjyshërit e tyre; dallimi do qëndronte vetëm në mënyrën e arritjes së këtij qëllimi, por për kohën, shumë prej tyre filluan të konsideroheshin si njerëz me ide liberale ndërsa të tjerët po bëheshin gjithmonë e më shumë fashistë e komunistë. Fashizmi dhe komunizmi këto ishin utopitë e momentit, premtime antagoniste e zbritjes nga qielli; besoj se është e tepërt tanimë, të rikujtoj e përmend pasojat që pati kjo në Spanjë dhe jo vetëm.

Nuk e mohoj dot, optimizmit i vishet petku i pamerituar i prestigjit të pamerituar. Sipas Josep Pla, “ajo që nuk është katasfrofë është bakshish”.  Zgjohesh dhe je gjallë? Bakshish. Bie të flesh dhe askush nuk të ka gjuajtur, as nuk të kanë sharë a ofenduar? Bakshish. Modeli i gjallë i optimizmit duhet të jetë Ambrose Bierce, ai në fjalorin e tij e përcaktoi fjalën vit si “Periudha e treqind e gjashtëdhjetë e pesë zhgënjimeve”. Modeli i gjallë i pesimizmit është Ricardo Reis që shkroi: “Nëse pritshmëritë e tua janë të vogla, do t’a çmoni ditën, pak do të të duket shumë”. Optimisti që i ka pritshmëritë shumë të larta, do ketë një jetë plot me zhgënjime dhe shqetësime, ndërsa pesimisti që nuk pret asgjë priret që t’a jetojë jetën me gëzime të vogla dhe kënaqësi nga ato të përjetshmet.

Gjykoni vetë kush jeton më mirë optimisti apo pesimisti. Antonio Gramshi thoshte se “inteligjencë është të presësh më të keqen dhe të punosh për më të mirën”; pra ai e konsideronte inteligjencën, pesimizëm dhe vullnetin, optimizëm.

Optimizmi mbivlerësohet, pesimizmi i të rinjve tanë nuk është lajm dhe aq i keq, është thjesht një demonstrim i frikës. Ndoshta do ishte mirë, që njëherë e përgjithmonë ta lëmë pas optimizmin e tipit “iluzion optik” dhe t’i bashkangjitemi pesimizmit racional. Nëse është kështu, kemi një mal me punë për të bërë.

*Javier Cercas është romancier Spanjoll. Ai jep Letërsi Spanjolle në universitetin e Gironës. Ka fituar këto çmime:  Independent Foreign Fiction Prize në 2004, International Dublin Literary Award in 2008, European Book Prize në 2016.

 Artikulli u shqipërua nga Albana Murra.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Mendësia e re ekonomike

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“A ka më rebelë?”


Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB