MENU
klinika

Mund të ketë refuzime

Premier League, vaksinimi i lojtarëve i detyrueshëm

22.07.2021 - 19:40

Premier League është kampionati i parë që merr një vendim të rëndësishëm. Të gjithë lojtarët dhe stafet që duan të bëjnë pjesë në kampionatin 2021-2022, që do të nisë në mesin e gushtit, do të duhet të kenë bërë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Pas vendimit që detyronte tifozët për vaksinimin për të patur mundësi që të hynin në stadiume, edhe futbollistët duhet të vaksinohen me të dyja dozat, me Federatën Angleze që ka vendosur si afat kohor të fundit 1 tetorin për të përmbushur obligimin e vaksinës.

Ata që ende nuk kanë marrë dozën e parë, duhet ta bëjnë brenda dy javëve të ardhshme, ndërsa për momentin vetëm dy klube kanë kompletuar vaksinimet për lojtarët që kanë federuar.

Ky rregull mund të shkaktojë probleme, pasi disa lojtarë mund të refuzojnë vaksinimin, dhe në këtë rast. edhe pse ende nuk janë përcaktuar modulet e sakta se si do të veprohet, hipotetikisht mund të hapë skenarë të rinj në merkato, të cilët janë të pafavorshëm për klubet.

Thënë me pak fjalë, një lojtar për të favorizuar shitjen e tij në një kampionat tjetër, mund të refuzojë vaksinimin. Një shembull vjen nga Kanadaja, ku Montreal FC u detyrua të shiste sulmuesin Eric Hurtado vetëm 7 muaj pasi e kishte blerë, pasi lojtari nuk u tregua i  gatshëm për t’u vaksinuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN