MENU
klinika

Rreth 90 biznese u mbyllën në shenjë proteste

Pronarët në Vlorë nuk ndryshojnë qëndrim për orën policore

20.07.2021 - 11:33

Bizneset e lokaleve në Vlorë i qëndrojnë kërkesave për ndryshim të orës policore dhe fashës orare për lejimin e muzikës në mbrëmje.

Pronarët e bizneseve kanë kërkuar që muzika në lokale të lejohet deri në mesnatë.

Në protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme ato kanë kërkuar sërish shtyrjen e orës policore deri në 24:00, pasi sipas tyre vendimi i qeverisë për ta shtyrë orën policore deri në 23:00 ishte thjesht një karamele.

Të gjitha bizneset në Vlorë janë dakorduar me të njëjtat kërkesa dhe rreth 90 biznese në këtë qytet u mbyllën në shenjë proteste.

Qëllimi mbetet që bizneset të ushtrojnë aktivitet pa u ndikuar nga prania e policisë, gjithashtu edhe turistët dhe qytetarët janë shprehur që kërkesat e bizneseve të merren në konsideratë të paktën gjatë sezonit turistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lokalet mbyllin dyert për klientët

Dritan Leli takon pronarët e bizneseve në Lungomare