Me ardhjen e verës, vjen dhe koha për një ndryshim. Në vijën e parë janë flokët, të cilët kanë nevojë për rinovim të menjëhershëm dhe ndërhyrje nga estetistët. Vera favorizon ndryshimet dhe ofron kushtet e duhura për të luajtur me pamjen. Këto janë tendencat që mund t’ju frymëzojnë për pamjen tuaj verore.
Mullets
Modeli i flokëve i viteve ’80 dhe jo vetëm, bën rishfaqjen dinamike dhe na fton të nxjerrim në sipërfaqe anën më të mprehtë të vetvetes. Këtë herë në një version më të qetë që përqendrohet në gjatësi më të shkurtër dhe stile më pak serioze.
Bobs
Ka shumë versione të prerjeve të flokëve bob. Përveç prerjes klasike, ekziston dhe një model tjetër që përshtatet për flokët kaçurrelë dhe mund të kombinohet me baluke. Më në fund, bob asimetrik që të gjithë e mbajmë mend tek VIP-at si Rihanna rikthehet dhe mund të përshtatet me të gjitha format e fytyrës.
Shag kaçurrel
Është një shtesë e re në tendencat kryesore të flokëve të verës. Ata që kanë flokë kaçurrela mund të provojnë dhe të luajnë me gjatësi të ndryshme duke bërë që natyra e tyre të shkëlqejë.
Shag modern
Një vit pas rishfaqjes së tij, prerja e flokëve që vlerëson natyralitetin merr një kthesë interesante. Prerja e flokëve të viteve ’70 është adoptuar nga shumë të famshëm si Dua Lipa.