MENU
klinika

Formula 1

Verstappen përplaset me barrierat që në start

18.07.2021 - 16:22

Aksident mes Verstappen dhe Hamilton në Silvertone. Gara e Çmimit të Madh të Anglisë në Formula 1 është ndalur pas vetëm një xhiro.

Një kontakt mes Max Verstappen (Red Bull) e Lewis Hamilton (Mercedes) ka nxjerrë jashtë piste pilotin holandez, që duelonin për kreun.

Goma e djathtë e pasme e Verstappen është shkëputur pas kontaktit me njëvendëshen e Hamilton, ndërkohë që makina Red Bull është përplasur dhunshëm me barrierat mbrojtëse. Pa probleme për pilotin holandez.