MENU
klinika

"Evropën e shqetëson kjo ide"

Vuçiç: Mini-Shengeni i rëndësishëm për Ballkanin

06.07.2021 - 09:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme në rajon.

“Unë u përpoqa dhe bëra më të mirën time me Ana Bërnabiçin, Ivica Daçiçin Nikola Selakoviçin, për t’u përpjekur të kemi marrëdhënie sa më të mira në rajon. Ideja e ‘Mini-Shengenit’, ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë “, tha Vuçiç për Tv Happy.

Presidenti serb gjithashtu përmendi shembuj të turistëve që vizitojnë vendet fqinje.

“Shoh se kjo ide i shqetëson shumë në Evropë, sepse ata nuk mund të menaxhojnë më, ne i marrim vendimet tona,” thotë Vuçiç.

Kreu i shtetit serb beson se ideja e bashkëpunimit rajonal është shumë e rëndësishme për popujt e Ballkanit.

“Ne, popujt ballkanikë, kemi qenë shënjestra për të minuar fuqitë e mëdha. Ballkani u përket popujve ballkanikë”, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi i Ramës në Serbi me Vuçiç dhe Zaev

Albin Kurti ka një mesazh për kryeministrin shqiptar

Nesër nënshkruhet marrëveshja në Novi Sad

‘Shengeni Ballkanik’, kryeministri Rama mbërrin në Serbi


Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën