MENU
klinika

Transferimi

Ylli i NBA kalon te Lakers, trio ëndrrash për titullin

30.07.2021 - 10:12

Los Angeles Lakers kwrkon tw rikthehet menjwherw te titulli. Pwr kwtw arsye, klubi kalifonnian ka marrw njw nga yjet e NBA, basketbollistin 32-vjeçar Russell Westbrook.

Gjatë natës së mbrëmshme është mbyllur marrëveshja që do të çojë Westbrook nga Washington te Lakers. Në këmbim, te Washington do të shkojnë Kyle Kuzma, Montrezl Harrell, Caldwell Pope dhe një zgjedhje e draft të këtij viti.

Gjithsesi, transferimi i Westbrook te Lakers ndryshon totalisht forcat e skuadrave në Konferencën e Perëndimit, me skuadrën nga Los Anxhelosi favoriten nr.1 për titull.

Westbrook, 9 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, do të formojë një trio ëndrrash bashkë me LeBron James dhe Anthony Davis edhe pse kjo blerje do të ndikojë jo pak në arkën e ekipit kalifornian. Kjo treshe i kushton Lakers plot 121 milionë dollarë për sezonin e ri.