“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A duhet ta ushqej fëmijën ‘me zor’?? Si duhet të veproj që fëmija mos të bëhet tekanjoz në ushqim?
Mjeku: Shumica e prindërve do donin të ndërtonin zakone të shëndetshme në ushqim te fëmijët e tyre. Të gjithë e dimë që piza dhe patate të skuqura nuk i bëjnë mirë. Por shpesh here hasemi në shprehjen “ është shumë tekanjoz në ushqim, nuk më ha gjë tjetër!” E frikshme apo jo?
Çdo fëmijë ka potencialin për tu shndëruar në një tekanjoz në ushqim.
Lajmi i mirë ështe se ti mund ta parandalosh këtë gjë.
Duhen afë herë që bebi të provojë një ushqim dhe ta pëlqej atë.
Familjarizimi promovon pranimin. Në një studim ku nënat ofronin perimet të papëlqyera fëmijës së tyre përditë mbi 70% e tyre e hengrën me deshirë pasi i ishte ofruar të paktën 8 herë.
Kur një bebe provon një shije të re qoft frut apo perime me shumë mundësi nuk do e shijoj. Kjo është normale! Nuk do të thotë që s’mund të mësoj ta pëlqej. Ekspozimi i rregullt është çelsi.
Fillo gradualisht, p.sh herën e parë që do i japësh spinaq jepi 1 ose 2 lugë maksimuni. Ajo mund të mos e haj fare herën e parë dhe s’ka gjë ti vazhdo ofroje për disa ditë.
Shmang sa më shumë ushqimet me sheqer.
Të gjithë e kemi dëgjuaar këshillen se ushqimi i parë duhet të jetë perime të bebet. Dhe kjo është një nga këshillat më të mira. Por sapo arrijnë 10 muajsh shumë persona do të ju këshillojnë që ti jepni pak lëng frutash apo kos me fruta të blera. Mos e bëj! Kur unë kërkoja kos për bebe për djemt e mi u habita nga fakti se ingridenti numër 2 ishte sheqer i shtuar. Ju mund ti jepni kos të thjesht dhe shtojni vet frutat sipas dësirës.
Pale të filloj me lëngun e frutave. Kam parë pa fund fëmijë në para shkollor me problem me dhëmbët të cilat më kanë bërë të mos shkel të raftet e lengjeve në market.
Pasojat e sheqerit të tepërt janë të shumta dhe komplekse për tu diskutuar këtu. Por për ta bërë të qartë argumentin tim është se dëshirat e bebit do të fillojnë të mësohen me të ëmblën dhe atë do kërkoj vetëm për të ngrënë.
Mos e quaj fëmijën ‘’teknajoz në ushqim’’
Ti japësh një etiketim fëmijës si ‘’tekanjoz në ushqim’’ do të kthehet kundra. Pediatra Dina Rose në artikullin e saj ‘’Ëhy you should never call your picky eater a ‘’picky eater” thekson se është tepër e thjesht që mendimi të bëhet realitet. Fëmija e mëson vetën me këtë identitet e të qënit tekanjoz në ushqim dhe e ruan me fanatizëm.
Plus vëmendja e madhe që i jep do e bëj më të këndshme ta vazhdoj tekën.
Nëse i vogli juaj duket se ka preferencë në ushqim , pronoje dhe ki durim.
Për shëmbull një nga djemt e mi se preferon djathin. As nuk pranon ta prek pale ta fus në gojë! A kam frikë se do jetë gjithnjë kështu? Fare, mund të jetë thjesht një fazë për të cilen do pak kohë të kaloj. Unë si kushtoj rëndësi.
Larg ushqimeve të gatshme.
Kur fëmijët festojnë ditëlindjen e parë atyre i hapet një botë e re ushqimi pasi i lejohet pothuajse të hanë çdo gjë. Është një arritje shumë e madhe. Por ajo që ndodh është se prindërit fillojnë e i hedhin sytë ndaj ushqimeve ‘’për fëmijë’’si Mac & Cheese, Piza, Krah pule për të vegjlit etj.
Adam McDoëell nga National Post e shpjegon saktë sesi ne po krijojmë një brez të pasofistikuar, teknajoz në ushqim duke i dhënë atyre ushqime pa vlera.
Si me kosin me fruta këto ushqime janë të tejmbushura me ruajtës jetëgjatësie, sheqer, kripë dhe shtesa që s’kanë lidhje të jënë në dietën e fëmijës tonë. Shija artificiale është me e keqja!
Nuk ka pse ti ja ndryshon direkt fëmijës dietën. I bëje pure me patate apo karrota atëherë erdhi koha t’ja japësh pataten dhe karrotën të prerë në formë të vogël!
Gatuaj dhe shërbe të njëjtin ushqim për gjithë familjen.
Sapo bebi të kaloj tranzicionin në ushqim të thjesht tavoline por të prerë në copa të vogla nuk ka nevojë ti gatuash veç. Ndodh por është e panevojhsme. Kur unë gatuaj dreke apo darke thjesht nuk i hedh kripë gjatë gatimit por veç më pjatën time.
Ushqime të thjeshta në fillim.
Shpesh herë në vjen keq për bebin mendojmë se ushqimi i tyre është pa shije. Gjithmonë perime, fruta, mish të thjeshtë, pa kripe e shqer. Ne duam ta lumturojmë duke i shtuar pak më shumë shije. Por mos harro bebi nuk e di ça shije ka akullorja apo kremi i djathit.
Ne gjykojme nevojat e tyre por nga syri jone dhe behemi tepër gjykues. Lere bebin të shijojë këto ushqime të thjeshta në fillim.
Shmang dhënien e shumë alternativave.
Shmang pyetjen ‘’çfarë do për të ngrënë?” e di mund t’ju duket jo e drejtë. Por bebet dhe fëmijet e vegjel nuk janë të pajisur me dijen çfarë ëhstë e mirë për ta e çfarë jo. Do kemi problem kur 2-vjeçari jonë thotë ‘’dua akullore’’dhe e dimë mirë sa këmbngulës janë.
Ne jemi përgjegjës për vlerat ushqimore qe marrin fëmijët tanë, mos ja kalo atyre. Nese do që fëmija të zgjedh atëhere ofro dy alternative vetëm ‘’Do mollë apo banananen?”
Jo ushqim me zor.
Bebet dhe fëmijët e vegjël janë mjeshtra në të kuptuarit kur janë të ngopur. Duke i dhënë me zor i jep një ndjesi negative lidhur me ushqimin.
Ndonjëherë ndihemi sikur fëmija nuk ka ngrënë mjaftueshëm dhe do vdes urie! Por shqetësimi duhet të filloj vetëm nëse bebi po humbet në peshë.
Nëse bebi refuzon të haj dhe ne mendojmë se duhet të vazhdoj të ha është praktikë e mirë të presës 30min përpara se të ofrosh gje tjetër. Ndryshe do i mësosh zakonin e refuzimit të ushqimit për të marrë dicka tjetër.
Një herë i vogli im pati dy net rresht refuzim ndaj darkës. Une e kutpva qe po me testonte kufinjt. Kështu që e lash të ikte pa darkë dhe do duhej të priste për ushqim deri në mëngjës. I dhashë dhe alternativën e të kthyerit në tavolinë nese i ndërrohej mëndja më vonë. Ne vazhduam të hanim pa të. Pas 5min qarje ai u rikthye dhe se beri me këtë.
Largohu nga deklarata në momente emocioni gjatë ushqimit.
Ne e marrim aq personalisht kur bebi na refuzon ushqimin duke menduar ‘’unë kalova gjithë atë kohë që të gatuaja për ty dhe as e prek??” Të premtoj që ajo nuk po e bën për të acaruar apo për të bërë të palumtur. Ska nevojë për dramë mami.
Ajo mund të mos jetë e uritur në atë momënt, të ketë acarim dhëmbi, dhimbje barku apo shumë arsye përse nuk do të haj. Por ne bëjmë një supër shfaqje kur ajo refuzon dhe e mësojmë me këtë dhe ajo e pret madje fillon ta pëlqej shfaqjen.
Kur ofron dreke apo darkë bëje fakt të kryer. Çfarë do të thotë kjo do thonit ju?
Të gjithë kemi nevojë të hamë, është çështje mbijetese. Lere me kaq nuk ka nevojë për aq vemendje ndaj cfarë po gatuajmë. Mos thuaj sa e mirë, shendetshme , shijshme. Ke kohë për këto kur të rritet fëmija e të jetë gati për bisedë me ty.
Drejto me shembull
Kur hani bashkë me fëmijët jo vetëm që rritemi si familje por i mësojmë sesi duhet të sillemi në tavolinë. Është një mundësi për të mësuar zakone të mira përmes sëhmbullit. Kur ne hamë një ushqim të mirë fëmijët do ndjekin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim