MENU
klinika

A keni vend në garderobë?

Aksesorët më “in” të vjeshtës që do t’ju shtojnë humorin

29.08.2021 - 12:42

Me temperaturat e larta, duket se përfundimi i sezonit veror, të paktën në mendjen tonë është shumë larg. Edhe pse muajit gusht po i vjen fundi, gjendja shpirtërore e shumicës prej nesh është ende verore.

Por të jemi realist dhe me këmbë në kohë, shumë shpejt do të mirëpresim sezonin tjetër, ku gjethet janë lule.

Pavarësisht nëse koha është vjeshtë apo jo, nëse është mot me shi apo jo, paraqitjet tona do të mbeten po aq argëtuese sa ishin deri tani. Printet, aksesorët shumëngjyrësh, siluetat e ajrosura të rrobave, të gjitha mbeten udhërrëfyesi kryesor i stilit tonë, në këtë kohë.


Kjo frymëzohet dhe nga paraqitjet e fundit të stilit të rrugës që pamë në Javën e Modës në Kopenhagen, të cilat kishin të njëjtën atmosferë: sete që përfshinin elementet kryesore të gardërobës që ishin kombinuar me aksesorë shumëngjyrësh.

Pak nga moda e stilit të rrugës, pak nga aksesorët shumëngjyrësh, nga kapelet, çantat dhe këpucët që pamë në koleksionet e Vjeshtës 2021, po ashtu dhe paraqitjet tona fitojnë një gjallëri dhe stil në sezonin që do të presim shumë shpejt.

Më poshtë, do ju sjellim 6 aksesorë shumëngjyrësh që do të ofrojnë dozën e duhur të ngjyrave për pamjen tuaj në stinën e vjeshtës.