MENU
klinika

Përplasen 2 makina,

Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen 6 persona

20.08.2021 - 17:17

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa sikurse mund të shikohet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat.

Policia njofton se rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar.

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësor. Shkaqet e këtij aksidenti nuk bëhen ende me dije, ndërsa policia ka nisur hetimet. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.