“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë simptomash shkaktojnë krimbat e zorrëve?
Mjeku: Krimbat e zorrëve janë parazitë të vegjël që jetojnë në zorrët e disa kafshëve. Kafshët mund të infektohen me këta parazitë ndërsa kullosin në livadhe apo pinë ujë të kontaminuar. Ngrënia e mishit të pa gatuar mirë nga kafshët e infektuar është shkaku kryesor i zhvillimit të infeksionit të krimbave të zorrëve tek njerëzit. Edhe pse ato zakonisht shkaktojnë pak simptoma dhe mund të trajtohen lehtësisht, ka raste kur mund të shkaktojnë edhe probleme serioze, kërcënuese për jetën. Prandaj është e rëndësishme të dini simptomat e kësaj sëmundje dhe si të mbroni veten dhe familjen.
Krimbat e zorrëve mund të shkaktojnë simptoma si:
Të përziera
Dobësi
Diarre
Dhimbje barku
Mungesë oreksi
Lodhje
Rënie në peshë
Mungesë vitaminash dhe mineralesh
Ka raste kur ato nuk shkaktojnë asnjë simptomë. Shenja e vetme mund të jenë disa shirit të vegjël në jashtëqitje. Në raste edhe më të rralla, krimbat e zorrëve mund të shkaktojnë ndërlikime edhe më të rënda, si bllokim të zorrës. Nëse larva kalon zorrën, mund të shkojë në pjesë të tjera të trupit dhe shkaktojë dëmtime të mëlçisë, syve, zemrës dhe trurit. Këto infeksione mund të rrezikojnë jetën.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim