“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat janë shkaqet e kollës kronike?
Mjeku: Astma dhe alergjitë: astma është një sëmundje kronike që prek mushkëritë dhe shkakton kollitje të vazhdueshme, gulçim, ngushtim në gjoks, fishkëllima etj.
Sëmundja kronike obstruktive pulmonare (SKOP): është një term që mbulon 2 kushte kryesore: emfizema dhe bronkiti kronik. Në rsatin e emfizemës, muret midis qeskave të ajrit janë të dëmtuara dhe për pasojë shkaktojnë kollitje të vazhdueshme.
Bronkiti kronik: ndodh kur rreshtimi i rrugëve të frymëmarrjes qëndron vazhdimisht i irrituar dhe i përflakur dhe kjo çon në kollitje.
Sëmundja e refluksit gastroezofageal: është çrregullim i tretjes kur acidi i stomakut, ushqimi dhe lëngjet kthehen në ezofag për shkak të një valvule të dobët. Kollitja është një simptomë e zakonshme, së bashku me dhimbjen e gjoksit dhe fishkëllimën.
Infeksioni i traktit respirator: Kollitja është një nga simptomat më të zakonshme të ftohjeve, gripit dhe infeksioneve të tjera të traktit respirator (infeksione që ndërhyjnë në frymëmarrjen normale).
Ndotja e ajrit: Ndotësit e ndryshëm dhe irrituesit në ajër mund të shkaktojnë një kollë të vazhdueshme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.