MENU
klinika

Fluks në Kakavijë

Emigrantët rikthehen në Greqi pas pushimeve

16.08.2021 - 10:17

Rreth 10 mijë shtetas kryesisht emigrantë kanë lënë pas tokën shqiptare gjatë kësaj fundjave. Në Pikën Kufitare Kakavijë pavarësisht fluksit të shtuar nuk janë shënuar radhë të gjata, referuar periudhës që është dhe koha kur emigrantët rikthehen pranë vendeve të tyre të punës.

Lëvizja gjatë këtij sezoni pranë kësaj pike kufitare ka qenë pothuajse e njëtrajtshme, ndërsa të gjithë personat që i drejtohen shtetit grek duhet të plotësojnë formularin e detyruar sa i takon situatës së krijuar nga Covid 19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trafik i rënduar në Vlorë

Pushuesit dynden drejt bregdetit