MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

Empoli prezanton Ismajlin: Bajrami më foli për ekipin

17.08.2021 - 20:41

Ai zhvilloi ndeshjen e parë si titullar në Kupën e Italisë, por prezantimi është bërë vetëm sot. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli u prezantua sot si një përforcim i ri i Empolit të Aurelio Andrezzolit:

“I falënderoj të gjithë, Empoli më ka kërkuar dhe ka treguar interes. Jam i lumtur që jam këtu, kam bërë edhe debutimin tim zyrtar. Gjëja e rëndësishme në këtë periudhë është të fitosh dhe të kalosh turin e Kupes. Tek ekipi kombëtar luaj edhe me 5 apo 4 në mbrojtje.

Kam pasur një grumbullim të mirë, ndihem mirë dhe me duket sikur ndodhem këtu prej dy vitesh. Unë fola me Bajramin në ekipin kombëtar, e di se çfarë pres dhe çfarë kampionati më pret. Do të jetë e vështirë.

Te Spezia u ndjeva mirë, bëmë shumë gjëra të mira. Unë punoj shumë brenda dhe jashtë fushës sepse është çelësi për të bërë mirë. Jam i lumtur që jam në Serie A, e kam ndjekur gjithmonë, është një kampionat i shkëlqyer për mbrojtësit sepse ka shumë për të mësuar.

Lazio dhe Juventus janë dy skuadra të komplikuara, të vështira për t’u përballur, por çdo ndeshje fsheh kurthet në Serie A. Ne duhet të përqendrohemi dhe të japim 100%.

Qëllimi i ekipit është të shpëtojë, por më shumë se objektivi personal dua të jap më të mirën për ekipin dhe për klubin. Unë dua të bëj më mirë se vitin e kaluar, por të japësh 100% për ekipin është gjëja më e rëndësishme” – u shpreh Ismajli në intervistën e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pret debutimin me Shqipërinë

Nedim Bajrami shënon golin e parë sezonal