MENU
klinika

Pret debutimin me Shqipërinë

Nedim Bajrami shënon golin e parë sezonal

15.08.2021 - 18:18

Pritet të debutojë me Kombëtaren shqiptare në ndeshjet e shtatorit dhe duket se drejtuesit e FSHF dhe trajneri Edy Reja kanë të drejtë për Nedim Bajramin.

Sulmuesi i Empolit shënon që ndeshjen e parë sezonale për ekipin e tij. Që në minutën e 11-të, ai vë “firmën” në sfidën për Kupën e Italisë ndaj Vicenzas. Skuadra toskane po udhëheq 3-0, një rezultat që kalon më tej Empolin.

Në skuadër po luan edhe blerja e re e Empolit, Ardijan Ismajli. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare la Spezian për të luajtur me ekipin e sapongjitur në Serie A. Ndërsa në stol është edhe futbollisti i Kombëtares U-21, Kristjan Asllani. Duket se ka dhënë efekt Elseid Hysajt kur ishte pjesë e Empolit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi i Kombëtares te Barcelona

Manaj pret debutimin, merr numrin e fanellës


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak