MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares te Barcelona

Manaj pret debutimin, merr numrin e fanellës

15.08.2021 - 12:14

Rey Manaj duket se po përjeton një ëndërr. Përveç është grumbulluar me ekipin e parë me Barcelonën, ai sonte edhe mund të debutojë, pse jo, të shënojë.

Barcelona pati mundësinë të regjistrojë lojtarët e rinj, si Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj. Tre futbollistët do të jenë në dispozicion të trajnerit Ronald Koeman, për debutimin në La Liga-n kundër Real Sociedad sot në orën 20:00.

Klubi katalanas publikoi listën e lojtarëve të ftuar për këtë duel. Aty vërehet se është ftuar edhe futbollisti shqiptar Rey Manaj. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka numrin 14. Me siguri ai do të kishte dashur numrin 10 që e ka mbajtur Lionel Messi, por klubi e ka lënë të lirë për momentin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN