MENU
klinika

Çfarë po diskuton qeveria?

Greqia ashpërson rregullat për personat e pavaksinuar

02.08.2021 - 07:55

Qeveria greke është duke shqyrtuar dhe pritet të dalë me vendim për të gjithë personat e pavaksinuar ende, që punojnë në sektorë privatë apo publikë, të kryejnë teste për Covid-19, një ose dy herë në javë nëse duan të shkojnë në punë. Madje testin do duhet ta paguajnë vetë!

Kështu shkruan media greke ‘Protothema‘, duke cituar burime nga zyrtarë të qeverisë.

Qeveria greke ka bërë gati skenarë të ndryshëm alternativë për të trajtuar situatën e pandemisë këtë dimër, veçanërisht pas kthimit të turistëve nga pushimet.

“Ne nuk do të kthehemi më në një karantinë totale“, kanë thënë zyrtarët qeveritarë, duke paralajmëruar daljen e një pakete masash të reja për menaxhimin e pandemisë nga vjeshta në dimër.

“Nëse ata nuk duan të paguajnë, le të marrin vaksinën“, kanë thënë zyrtarët.

Komiteti i Ekspertëve në Greqi është duke diskutuar për atë se çfarë do të ndodhë me qendrat e argëtimit por edhe në hotelieri.

Kujtojmë që aktualisht, vetëm personat e vaksinuar lejohet të hyjnë brenda këtyre ambienteve.

Një zyrtar qeveritar ka theksuar se të gjitha vendimet e reja do të merren brenda gushtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për COVID-19 do të ketë vaksinë por...

Edhe BE do të jetë viktimë e koronavirusit!

Ndihmë për biznesin e qytetarët

Greqia, masa të reja kundër Covid-19

"Fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë prova e zjarrit"

Epidemiologu Alimehmeti pohon një valë tjetër të koronavirusit në vjeshtë


Do të presë mijëra afganë

Greqia ngre kampin e ri

Tregon si është marrëdhënia mes dy familjeve

Vrasja e 20-vjeçares Caroline, nëna e Babis thyen heshtjen

I dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor

DW: Kush është diplomati me emrin Escobar