MENU
klinika

Dashuri pa kushte

Hasan Ceka, një jetë Arkeologjisë

25.08.2021 - 12:03

       Për gjysmë shekulli, iu kushtua tërësisht kërkimeve e studimeve për arkeologjinë shqiptare. Lindi më 25 gusht 1900, Prof. Hasan Ceka, njeriu që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare.

Hasan Ceka studioi në Vjenë, ku u dallua si student i shkëlqyer.

Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare, krijoi një koleksion arkeologjik, që edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë pranë misioneve të huaja arkeologjike, në Apolloni dhe Butrint.

Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apolloni, si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë.

Në 1956-ën, kthehet në Apolloni për t’ia kushtuar qytetit antik, tërë veprimtarinë e tij kërkimore dhe studimore. Cekës i takon merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, e nimfeut të qytetit dhe e shumë veprave të tjera.

Prof. Ceka u nda nga jeta më 2 nëntor 1998.

DPA ka publikuar edhe një fotografi nga Prof. Hasan Ceka, si dhe promemorien mbi ndërtimin dhe formimin e Muzeut Kombëtar nga arkeologu, Hasan Ceka, e cila ruhet në AQSH.

 

Fotografia kryesore: Arkeologët Vladimir Demitrioviç Blavatski dhe Hasan Ceka, në qytetin antik të Apollonisë, më 1958

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ptolemeu për qytetin e Taulantëve...

Ku shtrihet (fshihet) Arnisa?