MENU
klinika

Reagon për herë të parë zëdhënësi i aktorit

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer në një lidhje?

13.08.2021 - 11:01

Dy ditë më parë mediat rozë në botë raportuan se ish-protagonistët e “Friends” Jennifer Aniston dhe David SchWimmer janë në një lidhje së bashku.

Ka qenë një zëdhënës i çiftit i cili ka thënë për tabloidin britanik ‘Closer’ që mes tyre ka nisur një histori dashurie duke çmendur të gjitha fansat e tyre.

Por zëdhënësi i aktorit 54 vjec ka prishur të gjithë festën duke përgënjeshtruar lajmin. “Asgjë nuk është e vërtetë”-ka thënë ai për ‘The Sun’.

Kujtojmë që aktorët e serialit amerikan aq të njohur në botë patën një bashkim për seri të reja të filmit. ‘Friends: Reunion’ u shfaq në HBO Max më 27 maj pas xhirimeve disa mujore.