MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ku ndryshojnë vitaminat D2 dhe D3?

22.08.2021 - 10:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ku ndryshojnë vitaminat D2 dhe D3?

Mjeku: Ashtu si njerëzit edhe bimët prodhojnë vitaminë D kur janë të ekspozuar në dritën e diellit. Bimët prodhojnë më shumë vitaminë D2 ndërsa kafshët prodhojnë vitaminë D3. Për këtë arsye këshillohet më shumë përdorimi i suplementeve me vitaminë D3 në vend të atyre D2 duke qenë se janë më efektive në rritjen e nivelit të vitaminës D në gjak. Kjo sepse organizmi shpërbën më shpejt vitaminën D2 e për rrjedhojë nuk qëndrojnë gjatë në trup.

Një studim i vitit 2011 zbuloi se vitamina D3 ishte 97% më efektive në rritjen e nivelit të vitaminës D në gjak krahasuar me D2. Vitamina D3 gjithashtu depozitohet në mënyrë më efektive në indin dhjamor.

Një tjetër studim i vitit 2015 zbuloi se ndërsa vitamina D2 dhe D3 ishin efektive në rritjen e nivelit të vitaminës D, njerëzit që merrnin vitaminë D3 rezultuan të kishin nivel më të lartë të vitaminës D për 77 ditë pasi kishin ndërprerë marrjen e suplementeve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim