MENU
klinika

Trajneri i ri

Laçi zyrtarizon pasardhësin e Duros

17.08.2021 - 21:10

Laçi vendosi të ndajë rrugët me Shpëtim Duron një ditë nga divorci me të, zyrtarizoi edhe trajneri i ri. Kurbinasit kanë vendosur të emëronjë një trajner të huaj.

Bëhet fjalë për malazezin Dejan Vukicevic, i cili ka arritur akordin me presidentin Pashk Laska dhe siç e njofton klubi, ka firmosur kontratën me bardhezinjtë.

Trajneri 52-vjeçar ka një karrierë të pasur në krye të stolit. Ai në të shkuarën ka drejtuar kryesisht në Malin e Zi, por ka provuar edhe drejtimin e skuadrave si Feronikeli në Kosovë, Ventspils në Lituani, Dacia në Moldavi apo Vojvodina në Serbi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)

Vukicevic nuk drejton një ekip prej dy vitesh dhe eksperienca e tij e fundit ishte në vitin 2019 te Feronikeli në Drenas. Kurbinasit vijnë sërish me pretendime këtë sezon, teksa kanë përfituar rreth 1 milion euro në Kupat e Evropës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurbinasit falënderojnë Profesorin

Laçi ndahet me trajnerin Shpëtim Duro