MENU
klinika

Kurbinasit falënderojnë Profesorin

Laçi ndahet me trajnerin Shpëtim Duro

16.08.2021 - 17:49

Trajneri Shpëtim Duro largohet nga drejtimi i Laçit pas një eksperience prej 9 muajsh. Duro udhëhoqi Laçin drejt luftës për titullin kampion deri në javën e fundit të kampionatit dhe gjithashtu arriti të dërgonte kurbinasit deri në turin e tretë të Conference League, duke hyrë në histori të klubit.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Laçit me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” dukë falënderuar Duron për punën e bërë gjatë këtyre muajve:

“Shpëtim Duro nuk është më trajneri i skuadrës sonë. Pas një vere emocionuese për të gjithë, kemi vetëm fjalë të mirë për Duron për punën e bërë në krye të ekipit dhe gjithçka tjetër.

I urojmë sukses në vazhdim dhe i falënderojmë për çdo ditë të punës së tyre në krye të skuadrës tonë, punë e bërë për rritjen e ekipit dhe arritjen e objektivave. Faleminderit profesor Duro!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)