MENU
klinika

Mjeshtri i Madh

Shuhet dirigjenti i njohur i fëmijëve

27.08.2021 - 11:14

       Është ndarë nga jeta muzikanti i shquar shkodran Kujtim Alija. Lajmin e hidhur e dha në rrjetet sociale kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Largimin e parakohshëm nga kjo botë të Kujtim Alija, Ademi e quan një humbje të jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare.

“Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të mesuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija”, thekson ajo.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta!

Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.

Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”, shkruan kryebashkiakja.

Dirigjenti i njohur, ka qene organizator per shume vite i Festivalit mbarekombetar te femijeve si dhe drejtues i Qendres Kulturore te Femijeve ne Shkoder.

Kohet e fundit vuante nga nje semundje e rende e cila i mori jeten. Kujtim Alija mban titullin Mjeshter i Madh.