MENU
klinika

Vendimi i Francës/ Macron zbulon objektivin

Nga shtatori nis vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-kovid

11.08.2021 - 17:39

Franca ka vendosur vaksinimin e qytetarëve me dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Mbrojtjes Shëndetësore, ndërsa qeveria franceze shpalli planin e ri të masave për frenimin e pandemisë.

Mediat raportojnë se vaksinimi me dozën e tretë do të nisë në shtator dhe do të aplikohet te personat më të rrezikuar nga Covid-19. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se objektivi është vaksinimi i të gjithë francezëve. Macron u bëri thirrje qytetarëve për të treguar “përgjegjshmëri dhe civilizim” duke u vaksinuar.

Ndërkaq, zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal konfirmoi përfundimin e testeve falas, masë që do të hyjë në fuqi në mes të tetorit.

“Testet nuk mbrojnë, nuk parandalojnë shkuarjen në spital”, shpjegoi Attal duke shtuar se “nga mesi i tetorit, të gjithë do të kenë pasur kohën e duhur për të bërë angazhimin e tyre për t’u vaksinuar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç'thotë shkencëtari që këshillon Macron

Covid krijon pak imunitet, testimet bënë diferencën në Gjermani

Historia e pazakontë e mjekut shqiptar

“Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid”