MENU
klinika

21-vjeçari boksoi me dhuratën e gjyshit

Nipi i Muhammad Ali shkëlqen në duelin e parë

15.08.2021 - 17:24

Nipi i boksierit legjendar, Muhammad Ali, Nico Ali Walsh, fitoi ndeshjen e tij të parë në këtë sport si profesionist. Boksieri i ri nga Shtetet e Bashkuara mundi me knock out 29-vjeçarin tjetër amerikan, Jordan Weeks

Ky duel tërhoqi vëmendjen anembanë globit. Një fillim i tillë do të konsiderohej premtues për gjithkënd në këtë sport, megjithatë, kur origjina lidhet edhe me emrin e të madhit Cassius Clay, në mënyrë të kuptueshme gjithçka shndërrohet vetvetiu në lajm.

Në “Hard Rock Hotel & Casino”, në Tulsa, 21-vjeçarit nga Chicago i mjaftuan vetëm 70” për të mposhtur kundërshtarin e tij të parë në boksin profesionist. Një fillim vërtet shumë i mbarë, i festuar gjatë në ring bashkë me promotorin e famshëm Bob Arum dhe kumbarin e tij Flavor Flav.

Nico Ali Walsh ia dedikoi triumfin e tij të parë gjyshit të ndjerë dhe 21-vjeçari nga Illinoisi shpjegoi se pantallonat e shkurtra me të cilat boksoi në këtë duel i kishte dhuratë pikërisht nga Muhammad Ali.

Ndeshja e organizuar në Catoosa, në Shtetin e Oklahoma-s, ishte e vlefshme për peshën e mesme dhe Nico Ali Walsh pozicionohej në vendin e 845 në klasifikimin e përgjithshëm në rruzull sa i përket peshës nga 69,85 – 72,57 kilogramë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampioni i botës në peshat e rënda

Fury në delir: Ali dhe Tyson nuk do ia dilnin me mua