MENU
klinika

Vlera "pa vlerë"...

Një kështjellë për 1 £!

06.08.2021 - 12:22

       Ndodh në vendet më të zhvilluara: Autoriteti i Trashëgimisë Kombëtare në Skoci, njofton se kështjella historike 120-vjeçare, në ishullin e largët të Hebridit është në shitje për 1 £. Por, ka disa kushte që duhen plotësuar, për t’u bërë pronarë të kështjellës.

Në një deklaratë, autoriteti saktëson: “Kështjella ‘Kinloch’ është në shitje për vetëm 1 £, por me kushte të caktuara. Çdo pronar, duhet të provojë aftësinë për të mirëmbajtur kështjellën, pasi ajo ka nevojë për riparime me vlerë 20 milion £. Gjithashtu, duhet plan për të përmirësuar të ardhmen e ishullit.”

Kalaja e rrënuar “Kinloch” ndodhet në “Isle Rùm” në Skoci dhe aktualisht është në pronësi të ”NatureScot” – organi publik për trashëgiminë kombëtare.

E ndërtuar nga një miliarder viktorian, rezidenca e shekullit të XIX ishte një vend i njohur për festa, kërcime, lojra dhe peshkim.

Të gjitha dhomat janë të mbushura postera, skulptura, vepra arti dhe një piano të madhe ”Steinway”. Ekziston edhe një sallë vallëzimi me dysheme dhe mure prej ari.

Pallati ende strehon instrumentin e fundit muzikor të vjetër, që vlera e restaurimit arrin në 50,000 paund.

”NatureScot” po kërkon një person, kompani ose fondacion për të blerë pronën madhështore.

Çdo pronar i mundshëm, do të duhet të dëshmojë se ka burimet për të ruajtur historinë. Një zëdhënës tha: “Prioriteti ynë, është të mbrojmë dhe të ruajmë natyrën në Skoci, prandaj, po punojmë për të gjetur një pronar që do ta ruajë atë,”