MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse nuk më përmirësohen simptomat e alergjisë?

30.08.2021 - 13:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse nuk më përmirësohen simptomat e alergjisë?

Mjeku: Edhe pasi jeni vizituar dhe po i nënshtroheni një plani trajtimi – simptomat e alergjisë nuk janë duke u përmirësuar. Ndoshta është koha të rikonsultoheni për të përcaktuar një plan të ri trajtimi?

Disa nga arsyet e mos lehtësimit të simptomave i gjeni më poshtë:

Alergjenë të rinj

Alergjenët që gjenden në mjedis shkaktojnë një mbi reagim të sistemi imunitar. Shkaktojnë simptoma si teshtitje, bllokim të hundës, kongjestion dhe kruarje të syve, hundës, dhe fytit.

Janë shumë lloje bimësh dhe ju mund të jeni alergjik ndaj më shumë se një lloji. Vini re se kur dhe ku ju shfaqen simptomat. Jeni në ambient të mbyllur apo të hapur? Është mëngjes apo mbrëmje? Jeni në punë apo shtëpi? Këto informacione mund ta ndihmojnë shumë mjekun tuaj.

Po merrni mjekimin e gabuar

Kur keni hundë të bllokuar, është koha për të marrë një dekongjestant, çka mund t`ju ndihmojë për një kohë të shkurtër. Por nëse e merrni më gjatë se disa ditë, efekti mund të mos jetë më ai i dëshiruari dhe simptomat të përkeqësohen.

Antihistaminikët ju ndihmojnë me simptoma si ato të rrjedhjes së hundës dhe teshtimat, por nuk ndikojnë shumë në kongjestion. Më efikas do të ishte përdorimi i kortikosteroideve, që trajtojnë simptoma si bllokimi i hundës, teshtimat dhe rrjedhjet e hundës.

Nuk jeni duke marrë mjekim

Edhe pse mjekimet funksionojnë, shumë njerëz ndalojnë së marri ato. Është e rëndësishme të merrni mjekimet ashtu siç janë rekomanduar. Disa trajtime janë me veprim të gjatë dhe duhet t`i filloni përpara fillimit të sezonit të alergjisë.

Keni një kafshë shtëpiake

Sigurisht që mjeku nuk mund t`ju rekomandojë të largoni miqtë leshatorë të shtëpisë kur diagnostikoheni me një alergji ndaj kafshëve. Por është një ide e mirë, t`i mbani larg dhomës së gjumit. Gjithashtu, do ju duhet të pastroni më shpesh shtëpinë tuaj dhe të lani më shpesh kafshën tuaj shtëpiake. Edhe pse kjo gjë nuk do ju ndihmojë shumë në rastin e një maceje, proteinat që shkaktojnë alergji qëndrojnë gjatë në gëzofin e tyre.

Nuk shmangni dot nxitësit

Me shumë mundësi, do ju duhen një miks barnash dhe ndryshim zakonesh për t`ju ndihmuar me kontrollin e simptomave. Ndoshta nuk do të jeni të aftë për të bërë çdo gjë, por edhe ndryshime të vogla mund të ndihmojnë.

Për të minimiuzar ekspozimin ndaj poleneve, ju rekomandojmë:

– Të ndryshoni filtrat e kondicionerëve.
– Të mbani mbyllur dyert dhe dritaret.
– Qëndroni në shtëpi në ditët e thata dhe me erë.
– Përdorni një filtër HEPA për pastrimin e ajrit në dhomën e gjumit.
– Përdorni maskë kur pastroni.

Për të reduktuar alergjenët në shtëpi:

– Mbani dyshekë, çarçaf dhe jastëk anti-alergjik
– Mos lejoni kashët shtëpiake të qëndrojnë në divane dhe krevat.
– Pastroni më shpesh shtëpinë dhe mundoheni mos të mbani shtresa në dysheme.
– Lajini çarçafët dhe mbulesat me ujë të ngrohtë.

Jeni zhvendosur

Keni ndryshuar banesën ose punën tuaj? Një adresë e re mund të sjellë edhe polene të reja. Edhe ndryshimi i produkteve të pastrimit në zyrën tuaj ose pluhuri dhe lagështia në ndërtesat e vjetra mund të shkaktojnë gjendje të njohura si riniti alergjik.

Ju pëlqejnë shumë festat

Duhanpirja dhe ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive mund të përkeqësojë simptomat e alergjisë. Duhanpirja vetëm në një dhomë, hapja e dritareve ose përdorimi i ventilatorëve dhe freskueseve të ajrit nuk ndihmon. Vetëm qëndrimi në vende ku nuk pihet duhan mund t`ju ndihmojë në lehtësimin e simptomave. Gjithashtu alkooli rrit përgjigjen ndaj poleneve. Kjo ndodh sepse birra, vera dhe pije të tjera alkoolike përmbajnë sasi histamine, të cilën sistemi ynë imunitar e çliron gjatë alergjive. Pini pak ose fare alkool kur jeni në sezonin e poleneve.

Mund të keni nevojë për imunoterapi

Nëse mjekimi nuk mjafton për të kontrolluar simptomat, imunoterapia mund të jetë një opsion i mirë për ju. Ky trajtim afatgjatë ju ekspozon ndaj alergjenëve. Me kohën, mund të reduktojë ose parandalojë simptomat e alergjisë.

Mund të jetë diçka tjetër

Hunda juaj mund të ketë një ndryshim anatomik që çon në kongjestion. Ose mund të keni një infeksion kronik të sinuseve. Mund të jenë edhe polipe nazale. Nëse alergologu nuk arrin të zbulojë nxitësit e alergjisë, mund t`ju referojë në specialistë të tjerë për të kuptuar më shumë mbi natyrën e shqetësimeve tuaja.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.