MENU
klinika

Situata e rëendë nga zjarret në Greqi

Qytetarët shpërthejnë me mllef ndaj Mitsotakis

08.08.2021 - 10:47

Zemërimi dhe pakënaqësia ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis janë rritur ditët e fundit pasi Athina po lufton me flakët prej ditësh.

Sipas mediave greke ndërsa gazetarët i marrin në intervistë, qytetarët gjejnë momentin që të shprehin zemërimin ndajtij për keqmenaxhim të situatës nga zjarret.

“Shporru kryeministër”, dëgjohet të ketë thënë një qytetar i revoltuar në një nga zonat e prekura nga zjarret. Kujtojmë se Greqia po kalon një nga periudhat më të këqija në vend pasi zjarret vijojnë të shkrumbojnë biznese, shtëpi e pyje.

Mijëra vetë kanë humbur strehët e tyre, ndërsa vendi vijoj të përballet me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius. Ndërkohë qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


(Foto) Mbi 300 shtëpi të dëmtuara, digjen edhe biznese e makina

Dëme të pallogaritshme nga zjarret në Greqi