MENU
klinika

Një pasuri me vlerë 1.7 miliardë dollarë

Rihanna është zyrtarisht miliardere

05.08.2021 - 09:59

Këngëtarja e njohur, Rihanna është shpallur zyrtarisht miliardere nga revista e famshme “Forbes”. Artistja nga Barbadosi është bërë muzikantja më e pasur e gjinisë femërore në botë,dhe femra e dytë më e pasur nga bota e showbizit, pas Oprah Winfreyt.

Sipas Forbesit, pasuria e Rihannas shkon në vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh.

Rihanna u bë e famshme me hitet e saj si “Umbrella”, “Diamonds” dhe “Rude Boy”, ishte suksesi i saj në biznes me linjën e saj të bukurisë “Fenty Beauty”, që e çoi këngëtaren drejt statusit të miliarderes.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj, në vlerë prej 1,4 miliardë dollarë, vjen nga vlera monetare e brendit të saj, të cilin ajo e lancoi në vitin 2017, e në të cilin ajo posedon 50% të aksioneve.

Artistja ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja në muzikë. Albumi i saj i fundit ishte “Anti” të cilin ajo e publikoi në fillim të vitit 2016, dhe i cili radhitet si albumi i saj i tetë.