MENU
klinika

Mesfushori shqiptar

Rikthehet Grezda, shënon golin e fitores

21.08.2021 - 18:32

Eros Grezda bën heroin në ndeshjen e katërt të kampionatit hungarez me skuadrën Zalaegerszegi, duke i dhënë 3 pikët e para të tijve në këtë sezon. 26-vjeçari u aktivizua nga stoli në minutën e 69-të në sfidën ndaj Debrecenit, teksa realizoi golin e fitores 1-2 në minutën e 86-të.

Shqiptari debutoi në sfidën e kaluar, përballë Puskash] Akademy, e cila fillimisht u ndërpre për shkak të motit të keq dhe vazhdoi pas 3 ditësh.

Vlen të theksohet fakti, se Grezda u transferua te skuadra hungareze nga radhët e Osijek. Dëmtimet e shumta, nuk e kanë lejuar mesfushorin e avancuar që të shpalosë vlerat e tij, teksa kërkon ringritjen nëpërmjet kampionatit hungarez, për t’u rikthyer në skuadrat elitare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN