MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Uzuni i pafat, shtylla e ndal te penalltia

18.08.2021 - 22:31

Sulmuesi i Kombwtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka qenë shumë i pafat në pjesën e parë të ndeshjes mes Young të Zvicrës dhe Ferencvaros tw Hungarisw, teksa ka humbur një penallti.

Në minutën e 27 të sfidës, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kërkoi që të ekzekutonte ai goditjen nga pika e bardhë që u akordua në favor të skuadrës së tij kur shifrat ishin 1-1, edhe pse në fushë ishte Kharatin, i cili është ekzekutuesi zyrtar i penalltive te Ferencvaros.

Ky i fundit pranoi dhe Uzuni u paraqit te pika e bardhë, por gjuajtja e tij, edhe pse mposhti portierin, u ndal nga shtylla, me sferën që u kthye në lojë. Pereira e dërgoi topin në rrjetë për Ferencvaros, por u sinjalizua për pozicion të parregullt pasi kishte hyrë në zonë në momentin e gjuajtjes së Uzunit. Young Boys fitoi 3-2.