MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të marr më shumë probiotikë?

14.08.2021 - 10:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund të marr më shumë probiotikë?

Mjeku: Ka dy mënyra se si mund të merrni më shumë probiotikë, ushimqet e fermentuara dhe suplementet. Burimi natyral janë ushqimet e fermentuara. Suplementet me probiotikë mund të merren pa recetë nga mjeku por rekomandohen për trajtim të disa gjendjeve të caktuara shëndetësore dhe nuk këshillohet të merren si për përdorim të përditshëm.

Pyetja është, sa ushqime me probiotikë duhet të hamë? Dhe përgjigja nuk është shumë e thjeshtë.

Nuk ka një dozë të rekomanduar probiotikësh në ditë, për këtë arsye nuk mund të thuhet me saktësi së sa probiotikë duhet të marrim. Një rregull i përgjithshëm është që të mundohemi të shtojmë në dietën tonë të përditshme ushqime të fermentuara.

Pse ushqime të fermentuara? Fermentimi është një ndër teknikat më të vjetra për ruajtjen e ushqimeve. Njerëzimi ka fermentuar ushqimet dhe pijet si birra dhe vera për shekuj me radhë. Ushqimet që fermentohen i nënshtrohen një procesi laktofermentimi në të cilin bakteret natyrale ushqehen me sheqerin dhe amidonin e ushqimeve, duke prodhuar acidin laktik. Ky proces krijon një mjedis që ruan ushqimin dhe nxit enzima të rëndësishme, vitaminë B, acide yndyrore omega-3 dhe lloje të ndryshme bakteresh të mira.

Një tjetër përfitim i fermentimit është se na jep mundësinë të ndryshojmë një ushqim në një ushqim tjetër, siç ndodh në rastin e perimeve turshi, apo në rastin e qumështit në kos ose djath.

Megjithatë, jo të gjitha ushqimet e fermentuara përmbajnë probiotikë. Disa ushqime, kalojnë në disa faza, në të cilat eliminohen probiotikët, si psh. birra dhe vera. Por shumica e ushqimeve të fermentuara përmbajnë probiotikë.

Një ndër disavantazhet e ushqimeve të ferementuara është se shija e tyre është e fortë dhe shumë njerëz nuk i preferojnë për këtë arsye. Por nga ana tjetër, ka një shumëllojshmëri ushqimesh të fermentuara që mund të zgjedhim, për të ngrënë atë që na shijon vërtetë. Shija dhe përbërja e ushqimeve të fermentuara varet edhe nga lloji i baktereve të përdorura.

Ndër ushqimet e fermentuara që përmbajnë probiotikë natyralë mund të përmendim kosin, kefirin, kombucha, lakra turshi, kastravecat turshi dhe disa lloje djathrash.

Kosi konsiderohet si ushqimi më me vlerë për sa i përket probiotikëve, pasi shija e tij është e pranueshme pothuajse për të gjithë. Numri dhe lloji i baktereve në kos varet nga firmat e ndryshme prodhuese të kosit.

Përmbajtja e probiotikëve në kos varjon nga 90 bilion në 500 bilion CFU për racion. Kërkoni në etiketë për fjalinë “kultura të gjalla dhe aktive”.

Kështu që nëse dëshironi të shtoni në dietën tuaj probiotikë natyralë dhe me shije të pranueshme, kosi është zgjedhja e duhur. Na jep mundësinë ta shtojmë pothuajse në të gjithë vaktet e ditës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.