MENU
klinika

Sipas British Vogue

Si ta mbani ‘gjallë’ ngjyrën e flokëve gjatë verës?

20.08.2021 - 12:57

Çdokush që ka lyer flokët e di shumë mirë se muajt e verës rezultojnë shkatërrues për flokët. Kripa e detit, klori dhe rrezet e diellit janë tre faktorët kryesorë që mund të zbehin shumë shpejt ngjyrën e tyre. Por mund t’i mbroni me disa mënyra të thjeshta.

Sipas British Vogue, hapi i parë që duhet të bëni është të siguroheni që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm pasi e ruajnë ngjyrën e tyre më mirë dhe për një periudhë më të gjatë. Aplikoni një maskë çdo javë për t’i mbrojtur nga çdo dëmtim.

Përveç kësaj, larja e flokëve me ujë të nxehtë dhe tharja e tyre me një peshqir, mund të çojë në zbehjen e tyre. Përdorni një krem pastrues dhe jo një shampo për ta mbajtur “gjallë” ngjyrën. Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe përdorni vaj kokosi si krem kundër diellit për flokët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të dallohen shumë lehtësisht…

6 sekretet që na tregojnë thonjtë për sëmundjet

Festat e fundvitit janë për t’u dukur ndryshe

6 aksesorët për flokët që ju duhen patjetër për look-un e festave