Nëse diagnostikoheni me depresionin e paslindjes ose nëse mendoni se vuani nga kjo sëmundje, është e rëndësishme të kërkoni përkujdesje profesionale. Për ta marrë veten, mundohuni të ndiqni këshillat e mëposhtme:
1-pushoni sa më shumë. Kur foshnja të jetë në gjumë, pushoni edhe ju;
2-hani si duhet. Mundohuni të konsumoni sa më shumë drithëra, fruta dhe perime;
3-merruni çdo ditë me veprimtari fizike;
4-ruani lidhjet me të afërmit dhe miqtë tuaj;
5-kërkojuni atyre t’ju ndihmojnë me foshnjën dhe punët e shtëpisë;
6-kushtojini pak kohë vetes. Vishuni, dilni nga shtëpia ose takoni një shoqe;
7-bisedoni me nëna të tjera. Pyeteni mjekun nëse ka grupe nënash të reja në komunitetin tuaj; 8-
8-mundohuni të kaloni pak kohë vetëm me partnerin.