MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të ndihmojmë fëmijët që kanë kapsllëk kronik

18.08.2021 - 11:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të ndihmojmë fëmijët që kanë kapsllëk kronik

Mjeku: Kapsllëku është një gjë e shpeshtë tek fëmijët që prek thuajse 1 në 10 fëmijë. Konstipacioni kronik mund të prekë fëmijët e çdo moshe, por është më i zakonshëm në fëmijët e vegjël që sapo kanë mësuar tualetin. Për disa mund të jetë një problem kronik, një situatë që shpesh bëhet mjaft stresuese si për fëmijën edhe për familjarët.

Ndonëse ka nevojë për durim, kapsllëku është i trajtueshëm dhe mund të tejkalohet me sukses.

Simptomat e kapsllëkut tek fëmijët

Zorrët e gjithsecilit janë të ndryshme gjë që mund të vështirësojë të kuptuarit nëse një fëmijë apo një tjetër është me kapsllëk. Disa fëmijë kanë zakon të dalin jashtë disa herë në ditë e të tjerë një herë në disa ditë. Në përgjithësi bëhet problem për vetë atë dhe familjen nëse fëmija del jashtë 2 apo 3 herë në javë. Jashtëqitje e thatë e fortë e veçanërisht me diametër të madh ose shumë të vogël janë shenja të kapsllëkut. Nëse jeni jo të sigurt që fëmija juaj po del jashtë siç duhet vëreni shenjat e mëposhtme:

– Dhimbje gjatë jashtëqitjes
– Shtrëngime dhe/ose qëndrim për kohë të gjatë në banjë
– Fekale e madhe që gati bllokon banjën
– Shmangie e banjos (mund të vërehet që mban këmbët e kryqëzuara e përdridhet sikur do ta mbajë, grimasa apo një lloj lëkundje në vend)
– Oreks i pakët
– Dhimbje stomaku apo fryrje barku

Trajtimet e kapsllëkut për fëmijët

Qëllimi i trajtimit të kapsllëkut funksional tek fëmijët është të rregullohen kushtet që fëmija të prodhojë jashtëqitje të butë e të pa dhimbshme. Duhen ndërmarrë tre hapa të rëndësishëm:

– Të vlerësohet sjellja që mban aktiv rrethin vicioz që folëm më lart
– Të merren mjekimet e duhura
– Të bëhen ndryshime në dietë

Mjekimi

Për shumë fëmijë mjekimi me barna është pjesë e planit që në fillim. Laksativët oralë ose enemat mund të nevojiten. Sapo fillojnë zorrët të lëvizin, vazhdimi i mjekimit p.sh., me polietilen glikol zakonisht ndihmon në futjen e ujit brenda zorrëve dhe bën zbutjen e feçeve. Është gastropediatri ose pediatri ai që jep terapinë medikamentoze në këto raste.

Parandalimi i rikthimit të kapsllëkut

Për fat të keq, me fëmijët nuk ka gjë që rregullohet sa hap e mbyll sytë. Zakonisht fëmijët mjekohen për disa muaj para se të rregullohet problemi. Edhe nëse përmirësohet vazhdoni të mbani zakonet e shëndetshme, frekuentimin rregullisht të banjës pas çdo ngrënie etj.

Edhe nëse nuk doni ta bëni, përpiquni ta keni një vesh se çfarë ndodh me fëmijën kur është në banjë. Pyeteni fëmijën mbi jashtëqitjen, si e bëri, sa e fortë, sa e mundimshme. Nëse vëreni rifillim të simptomave të kapsllëkut lidhuni sërish me mjekun. Mos prisni që kapsllëku të përmirësohet vetë. Studimet tregojnë rezultate të mira nëse ndërhyhet në 3 muajt e parë.

Kujdes, duhet kohë dhe durim! Nuk është faji i fëmijës tuaj! Fëmijët e kanë sjelljen mbajtëse prej shumë kohësh e ndaj duhet shumë kohë që të fitojnë aftësinë për të ndjekur “çfarë iu thotë trupi i tyre”. E rëndësishme është që prindërit të mos nervozohen e frustrohen nëse kapsllëku rikthehet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.