MENU
klinika

Historia e një... ''spiuni'' rus!

Si u bë agjent i KGB-së, 23-vjeçari Vladimir Putin?

29.08.2021 - 18:18

         Një dokumentar i publikuar nga BBC, në maj të këtij viti, tregon rreth jetës së presidentit rus, Vladimir Putin. Se si ai u bë agjent i fshehtë i KGB dhe si u njoh me bashkëshorten, Ludmilla.

Në dokumentar thuhet se, trajneri i tij i xhudos e nxori nga jeta e rrugës dhe ai u bë një luftëtar i apasionuar.

Ata që rekrutonin të rinjtë për t’u bërë pjesë e KGB-së, vëzhgonin djemtë që merreshin me këto lloj sportesh në Bashkimin Sovjetik. Nuk ishte sekret që Putin, ëndërronte të bëhej agjent i fshehtë. Ai ëndërronte të bëhej si Stierlitz, i cili, konsiderohet si versioni rus i James Bondit.

Ky film, ishte shumë i rëndësishëm për Putinin. Ai ishte 21 vjeç, kur doli “Seventeen Moments of Spring” dhe u bashkua me shërbimet e fshehta, pikërisht dy vjet më vonë: 23-vjeçar!

Por për një agjent, ishte e rëndësishme që të kishte një martesë të lumtur.

Kur u njoh me gruan e tij, Ludmilla, ai nuk i tregoi se ishte agjent i fshehtë dhe se punonte për KGB-në. Thjesht, i tha se punonte në polici.

Putini i ri dhe mendjemprehtë, vuri në provë karakterin e gruas së ardhshme, duke i dërguar miqtë e tij për ta ftuar në takim. Por, ajo i refuzoi të gjithë, duke u thënë se e kishte një të dashur, Vladimirin. Kaq i mjaftoi djaloshit të kujdesshëm,.. për ta kuptuar, se ajo e pëlqente vërtet dhe vendosi të martohet me të.