MENU
klinika

Shuani kuriozitetin...

A mbaron diku hapësira kozmike, apo shtrihet në pafundësi?

07.09.2021 - 07:15

Mbi kokat tuaja ndodhet qielli, ose siç e quajnë shkencëtarët atmosfera. Ajo shtrihet rreth 32 kilometra) mbi Tokë. Ajo është një përzierje molekulash, me pjesë të vogla të ajrit aq të vogla saqë miliarda prej tyre i thithim sa herë që marrim frymë.

Mbi atmosferë është hapësira. Ajo quhet kështu sepse ka shumë më pak molekula, dhe me shumë hapësira ​​boshe midis tyre. A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të udhëtonit në hapësirën e jashtme, dhe pastaj të vazhdonit më tej? Çfarë do të gjenit vallë? Shkencëtarët si unë janë në gjendje të shpjegojnë shumë nga ato që do të shihnit. Por ka disa gjëra që nuk i dimë ende, si për shembull nëse hapësira shtrihet në pafundësi.

Planetët, yjet dhe galaktikat

Në fillim të udhëtimit tuaj në hapësirë, ju mund të njihni disa nga imazhet. Toka është pjesë e një grupi planetësh që lëvizin në orbitë përreth Diellit – me disa asteroide dhe kometa midis.Ju mund ta dini që Dielli është në fakt vetëm një yll mesatar. Ai duket më i madh dhe më i ndritshëm se sa yjet e tjerë vetëm sepse është më afër Tokës.

Por për të arritur në yllin tjetër më të afërt, do t’ju duhet të udhëtoni 1.6 miliardë km nëpër hapësirë. Edhe nëse do të mund të udhëtonit me sondën më të shpejtë hapësinore që ka prodhuar deri më tani NASA, do t’ju duheshin ende mijëra vjet për të arritur atje.

Nëse yjet janë si shtëpitë, atëherë galaktikat janë si qytete plot shtëpi. Shkencëtarët vlerësojnë se ekzistojnë 100 miliardë yje vetëm në galaktikën ku bën pjesë Toka. Nëse do të mundeshit t’i zmadhonit, përtej galaktikës së Tokës, ato 100 miliardë yje do të përziheshin së bashku, dhe do të ngjanin me dritat e ndërtesave të një qyteti të para nga një avion.

Kohët e fundit astronomët kanë mësuar se shumica e yjeve kanë planetët e tyre që orbitojnë rreth tyre. Madje disa janë si Toka, ndaj është e mundur që ata mund të jenë shtëpia e qenieve të tjera të gjalla. Por do t’ju duhej të udhëtonit nëpër 9.6 trilionë km hapësirë ​​vetëm për të arritur tek një galaktikë tjetër.

Pjesa më e madhe e asaj hapësire është pothuajse plotësisht e zbrazët, me vetëm disa molekula dhe grimca të vogla të padukshme misterioze, që shkencëtarët i quajnë “lënda e errët”. Duke përdorur teleskopë të mëdhenj, astronomët shohin miliona galaktika në çdo drejtim. Nëse do të mund t`i shihnit për një kohë shumë të gjatë, për miliona vjet, do të dukej sikur po shtohej gradualisht një hapësira e re midis të gjitha galaktikave.

A ka një fund hapësira?

Nëse do të mund të dilnit jashtë hapësirës së njohur dhe sa do të dëshironit, a do të vazhdonit të udhëtonit përgjithmonë nëpër galaktika? A ka një numër të pafundmë galaktikash në çdo drejtim? Apo Universi e ka një fund? Dhe nëse po, me çfarë përfundon?

Këto janë pyetje për të cilat shkencëtarët nuk kanë ende përgjigje të prera. Shumë prej tyre mendojnë se ka të ngjarë që ju vetëm të vazhdoni të ndeshni galaktika në çdo drejtim dhe përgjithmonë. Në këtë rast, Universi do të ishte i pafundmë.

Disa shkencëtarë mendojnë se është e mundur që Universi në fund të mbështillet në vetvete, ndaj një ditë do të riktheheshit atje ku do ta kishit filluar udhëtimin por nga drejtimi tjetër. Shkencëtarët e konsiderojnë kryesisht të pamundur që Universi të ketë një fund, pra një rajon ku galaktikat ndalen ose ku do të kishte një pengesë të një lloji të caktuar që do të shënonte fundin e hapësirës. Por askush nuk e di me siguri.

Shënim: Nga Jack Singal, profesor i asociuar i fizikës, Universiteti Riçmond, SHBA. / “The Conversation” – Bota.al

Telefoni do të bëhet më i zgjuar

Android po nxjerr një sërë veçorish me Al

Ja çfarë dihet deri më tani!

Kur vjen në telefonin tuaj Android 16 ?

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!