MENU
klinika

Autoportret me tradhtarin!

Diego Dhe Unë… pritet të thyejë rekord

24.09.2021 - 12:16

        Një autoportret therës i Frida Kahlos, që portretizon burrin e saj, Diego Rivera, pikturuar në ballin e artistes, është i destinuar të thyejë rekord, duke u bërë vepra më e çmuar nga Amerika Latine, në historinë e shitjeve publike.

Është një vepër e vitit 1949 e titulluar “Diego y yo” (Diego dhe unë) dhe shtëpia e ankandeve Sotheby’s, që do ta prezantojë në Londër, më 22-25 tetor, e ka vlerësuar atë me 30 milionë dollarë. Nëse shitet për atë shumë, do të thyejë rekordin e mbajtur nga burri tradhtar, i piktores.

Përveç çmimit marramendës, vepra ka një vlerë të paçmueshme sepse hedh dritë mbi artisten meksikane dhe marrëdhënien e saj të trazuar me Riverën.

Kahlo e pa atë për herë të parë më 1922, kohë kur artisti i famshëm i muraleve, 36-vjeçare.

Ajo ishte vetëm 15, por u magjeps menjëherë prej tij.

Çifti u takua përsëri në vitin 1928, për t’u martuar një vit më vonë. Kahlo, dikur shkroi në një fletore: “Unë kam pasur dy aksidente të mëdha në jetën time, njëri në një tramvaj që më goditi… tjetri ishte Diego”, duke iu referuar aksidentit kur një autobus e goditi atë në moshën 18-vjeçare, duke e lënë me lëndime të tmerrshme.

Piktura “Diego y yo” u krijua gjatë një kohe të errët gjatë martesës së tyre të dytë, kur Rivera po e tradhtonte piktoren Kahlo me shoqen dhe yllin e kinemasë, María Félix.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN