MENU
klinika

Pas triumfit në Londër

Episodi, trajneri grek e mbulon Markun me flamurin kuqezi

26.09.2021 - 12:23

Boksieri shqiptar Florian Marku u shpall kampion bote për federatën IBF gjatë mbrëmjes së djeshme një duel që e zhvilloi në stadiumin e Tottenham duke mposhtur ukrainasin Maxim Prodan.

Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

Pas duelit të tij ndodhi një gjest i mrekullueshëm teksa Florian Marku po fliste në një intervistë të lançuar menjëherë pas fitores. Trajneri i tij, greku Jorgos Armagos i ka rregulluar mirë flamurin shqiptar, boksierit kuqezi teksa e mbante mbi shpinë së bashku me titullin kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN