MENU
klinika

Boksieri shqiptar

Marku fiton me pikë, shpallet kampion bote

25.09.2021 - 20:39

Florian Marku ka fituar duelin ndaj ukrainasin Maxim Prodan dhe shpallet kampion i IBF (kategoria e mesme). Një dyluftim që ka zgjatur deri në fund të të gjitha raundeve të planifikuara (10), me goditje dhe kundërgoditje të dyanshme.

Sigurisht, me pikë (me vendimin e gjyqtarëve 2:1), në fund ka triumfuar “shqiponja” jonë kuqezi, që në disa raste i ka dhënë goditje ballore, të forta dhe direkte kundërshtarit.

Në stadiumin e Tottenham Hotspur të mbushur plot, Marku tregoi se ishte gjatë gjithë kohës mbi kundërshtarin, pa e vënë fitoren asnjëherë në dyshim edhe pse fitoi me “split decision” dhe jo vendim unanim të juris.

Kjo ishte fitorja e 9 për Markun në 10 ndeshje. Shqiptari mbetet ende i pamposhtur duke qenë se nuk ka asnjë humbje. I nxhetë, me emocionet e kampionit, Marku u shpreh për mediat nga ringu:

“Jam shumë i lumtur, kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe për gruan time, që është shtatzënë. Të gjithë kanë dyshuar te unë, por ja ku jam sonte. Kanë menduar se jam vetëm një kick-boksier. Jam shumë i lumtur”.