MENU
klinika

Vrasja e dyfishtë në Elbasan

GJKKO çon për gjykim dosjnen e Ardian Çapjes

14.09.2021 - 11:07

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Ervis Bardhit, të akuzuar për vrasjen dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 të Gentian e Nezir Beqiri.

Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Olsi Lekut, për shkak se janë në mungesë, pasi janë ndaluar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Kujtojmë se Ardjan Çapja u arrestua në mars të këtij viti. Ndërsa në maj u vu në pranga në Dubai, nipi i tij Florenc Çapja, pasi ishte shpallur më herët në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Ata akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir. Ishte dëshmia e Ervis Bardhit të penduarit të drejtësisë që çoi në arretsimin e Çapjave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN