MENU
klinika

Flet pa dorashka!

Gjon’s tears tregon artistët që e mbështesin

27.09.2021 - 13:23

Këngëtari me origjinë shqiptare Gjon’s Tears, gjithmonë na ka bërë krenarë me arritjet e tij.

Ai përfaqësoi këtë vit Zvicrën në “Eurovision” arriti të renditej i treti në natën finale. Si fillim ai grumbulloi pikët maksimale nga juria profesioniste, por votat e publikut pëmbysën gjithë rezultatin.

Edhe gjatë këtij kompeticioni, ai nuk ngurroi të tregonte gjithë krenari origjinën e tij shqiptare. Kur mori 12 pikë nga vendi ynë, ai bëri me duar shqiponjën, duke ngritur peshë zemrat e të gjithëve.

I ftuar në “Wake Up” Top Channel, Gjoni nuk ngurron të tregojë se cilët artist e mbështesin.

Ronela Hajatin e dua shumë dhe e takoj shpesh kur është ajo në Zvicër apo kur jam unë në Shqipëri. Gjithashtu dhe Dafinën e kam takuar gjatë videoklipit të Arinelës dhe është shumë vajzë e mirë.

Pas kësaj deklarate, prezantuesja Oriela, i thotë se të gjitha janë të mira dhe Gjon e kundërshton.

Jo, jo të gjithë janë të mirë. Nuk ja vlen të përmend emra. Bota e muzikës është komplikuar, është vështirë të dallosh cilët janë të vërtetë e cilët jo. Duhet t’i takosh personalisht, në mënyrë që të kuptosh sesi janë njerzit,- u shpreh Gjon.

Gjon ka shprehur më parë se ishte Aurela Gaçe ajo që e frymëzoi për Eurovizion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa vjeçe mbush Arilena Ara?

Sot është vajza e ditëlindjes!

Pas pjesëmarrjes në “Eurovision”

Gjon’s Tears rikthehet me një koncert në Shqipëri