MENU
klinika

Pritet të qëndrojnë për tre ditët e ardhshme

SpaceX nis katër turistë hapësinorë për në orbitën e Tokës

16.09.2021 - 12:00

Katër astronautë fillestarë janë larguar nga Florida në misionin e tyre privat në orbitë.

Sipas BBC, ekuipazhi i Inspiration4, i përbërë nga një miliarder dhe tre “qytetarë të zakonshëm”, u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy me një kapsulë Dragon të siguruar nga kompania e raketave SpaceX.

Katërshja do të kalojë tre ditët e ardhshme duke bërë xhiro rreth Tokës.

Është një tjetër moment historik në tregun e turizmit hapësinor, që po përjeton një ringjallje pas një pauze një dekade.

Në fillim të kësaj vere, biznesmenët miliarderë Sir Richard Branson dhe Jeff Bezos shkuan mbi atmosferën e Tokës me automjetet e tyre hapësinore.

Dhe pas këtij misioni të fundit, do të ketë dy vizita private në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) – një në tetor, që do të bartë një regjisor filmi rus dhe një aktore, derisa një vizitë e dytë do të bëhet në fillim të Vitit të Ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të rrethojnë Tokën me Isaacman për tre ditë

‘Astronautët amatorë’ dhe miliarderi nisen drejt hapësirës


Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit