MENU
klinika

Formula 1

Kalendar me 23 gara edhe për vitin 2022

20.09.2021 - 15:54

Ka një projekt-kalendar për garat e vitit 2022 në Formula 1. Një tjetër kalendar me 23 gara, që pritet të nisë në Bahrein më 20 mars dhe përfundojë në Abu Dhabi më 20 nëntor.

Gara e parë në Europë pritet të jetë më 22 maj. Mes risive do të jetë gara qytetase e Miami (pritet të zhvillohet më 8 maj), ndërsa gara e Arabisë Saudite, që debuton këtë vit, do të spostohet nga nëntori në mars.

Mungon në kalendar gara e Gjermanisë, ndërkohë që testet e vetme dimërore pritet të jenë në Bahrein. Ka ende disa balotazhe, për dy gara që do të zhvillohen në Europë dhe që do të qartësohen ditët në vijim.

KALENDARI PROVIZOR 2022 I FORMULA 1

20 mars, Bahrain (pista e Sakhir)

27 mars, Arabia Saudite (pista e Jedah)

10 prill, Australi (pista e Melburn)

24 prill, Kinë (pista e Shanghai)

8 maj, Amerikë (pista e Miami)

22 maj, Spanjë (pista e Barcelona)

29 maj, Monaco (pista e Montecarlo)

12 qershor, Azerbajxhan (pista e Baku)

19 qershor, Kanada (pista e Montreal)

3 korrik, Britani e Madhe (pista e Silverstone)

10 korrik, Austri (pista e Zeltveg)

17 korrik, Francë ose Itali

31 korrik, Hungari (pista e Budapest)

28 gusht, Belgjikë (pista e Spa)

4 shtator, Holandë (pista e Zandvort)

11 shtator, Itali (pista e Monza)

25 shtator, Rusi (pista e Sochi)

2 tetor, Singapor ose Turqi

9 tetor, Japoni (pista e Suzuka)

23 tetor, Amerikë (pista e Austin)

30 tetor, Meksikë (pista e Mexico City)

13 nëntor, Brazil (pista e Interlagos)

20 nëntor, Abu Dhabi (pista e Yas Marina)