MENU
klinika

Shumë shpejt kuleta s'do t'ju duhet fare

Kartën e ID dhe patentën do t’i keni brenda iPhone-it!

04.09.2021 - 08:58

S’jeni të vetmit që dilni nga shtëpia pa çelësa dhe kuletë, por si për çdo gjë tjetër, edhe për këtë ka menduar Apple! Së fundmi kompania konfirmoi se po punon mbi një aplikacion që do t’i japë të drejtë përdoruesëve të vendosin në mënyrë dixhitale lejen e drejtimit dhe kartën e tyre të identitetit. 

Çfarë është një patentë dixhitale?

Nëse deri tani kur harronit kuletën në shtëpi, s’kishit me vete as kartë identiteti, as patentë dhe as para duhet të ktheheshit pas sepse praktikisht nuk bëni dot asgjë. Tani, Apple ka ndërmend ta ndryshojë këtë duke bërë të mundur që patentën ta vendosni tek “Wallet” në telefon ose orën tuaj “Apple”. Më 1 shtator, kompania thya se është duke eksperimentuar në shtete të ndryshme për ta bërë sa më parë të mundur këtë. Sapo vendet përkatëse ta pranojnë këtë lloj të ri identifikimi, njerëzit do ta kenë të mudnur të lënë kuletën dhe gjithçka tjetër në shtëpi, përveç telefonit!

Aplikacioni nuk është ende gati për përdorim, por pritet të jetë këtë vjeshtë bashkë me përditësimin e softëare-it të ri. Dy shtetet e para të SHBA-së që do ta kenë janë Arizona dhe Georgia, duke u ndjekur më vonë nga të tjerat.

Shpejt, patenta dhe karta e identitetit do të funksionojë në një mënyrë të ngjashme me kartat e kreditit në Wallet.

Burimi: Bustle