MENU
klinika

Studimi

Kjo është ora kur humbasim më shumë kalori gjatë ditës

26.09.2021 - 10:36

Ora e brendshme e trupit ose ritmi cirkadian, dikton shumë gjëra për ditën tuaj. Ajo ju tregon kur jeni të uritur dhe duhet të përtypni pak ushqim, kur jeni të lodhur dhe duhet të bëni pak pushim, etj. Kjo orë e trupit përcakton gjithashtu se në cilin moment të ditës trupi juaj djeg më shumë kalori, madje edhe kur jeni duke pushuar dhe nuk po bëni asgjë, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit në Current Biology kanë zbuluar se kur pushojmë, djegim 10% më shumë kalori në orët e vona të pasdites dhe në fillim të mbrëmjes sesa në mëngjes. Kjo do të thotë që s’kemi pse të shqetësohemi nëse fillimi i mbrëmjes na gjen pak të dembelosur dhe duke pushuar, pasi trupi ynë i djeg vetë kaloritë për ne.

Zbulimet e këtij studimi përforcojnë rëndësinë e ritmit cirkadian në rregullimin e metabolizmit. Ato përforcojnë gjithashtu faktin se ata që kanë orare të parregullta gjumi, për shkak se punojnë me turne apo për faktorë të tjerë, kanë më shumë gjasa të fitojnë peshë.

Për të vlerësuar ndryshimet në metabolizëm gjatë ditës, studiuesit kanë marrë nën studim shtatë pjesmarrës për një muaj në një laborator pa dritare, pa ora, pa internet e telefonë. Atyre u jepej një axhendë se kur duhet të flinin, zgjodheshin dhe hanin.

Hulumtuesit zbuluan se pjesëmarrësit digjnin më pak kalori në ‘natën e vonë biologjike’ të trupit, kur njerzëti përjetojnë një rënie të temperaturës së trupit. Shpenzimet më të mëdha të energjisë, ishin të larta rreth 12 orë më vonë, në pasditen ose fillim-mbrëmjen biologjike.

Ky studim tregon se si ritmi cirkadian influencon në metabolizmin tonë.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”