MENU
klinika

Belgjika e para

Kombëtarja rikuperon 3 vende në renditjen e FIFA-s

16.09.2021 - 12:03

Dy fitore në tri ndeshjet e fundit rikthyen Shqipërinë në garë në kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë po kalojnë një moment shumë të mirë, vërtetuan se janë një skuadër me potencial, të aftë të marrin pikë përballë çdo rivali.

Ecuria pozitive në ndeshjet e shtatorit, janë reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.  Me 1368 pikë, Shqipëria pozicionet në vendin e 66-të duke fituar tre pozicione në raport me renditjen e fundit.

Në lidhje me rivalët e kuqezinjve, Polonia pozicionohet në vendin e 24-të ndërsa Hungaria në vendin e 40-të. Anglia, favoritët absolut në grupin tonë marrin podiumin duke u pozicionuar në vendin e tretë, ndërsa nuk ka ndryshime në lidhje me kreun që vijon të jetë pronë e Belgjikës.

Një renditje që e sheh Italinë si kampione evropiane të palëvizshme nga vendi i 5-të me 1735.73 pikë. Ndryshimi i vetëm në “top 5” ka të bëjë me kampionët botërorë të Francës, që zbresin nga podium, duke përfunduar në vendin e 4-t.

Në epërsi është si gjithmonë Belgjika me një koeficient 1832.33 pikë, ndjekur nga Brazili me 1811.73 pikë dhe pastaj nga Anglia me 1755.44 pikë.

Leo Messi dhe Argjentina e tij janë pozicionuar menjëherë pas bluve të Roberto Mancini, në vendin e 6-të (1725.31 pikë), përpara rivalit të tij historik Cristiano Ronaldo, i 7-ti me Portugalinë, pasi parakaloi Spanjën. Meksika dhe Danimarka mbyllin 10 vendet e para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN