MENU
klinika

Premier League, Java 5

Liverpool i falet dyshes Mane-Salah, ndalet City

18.09.2021 - 17:57

Liverpool vijon ecurinë e rezultateve pozitive edhe në javën e pestë të Premier League. Të Kuqtë fituan në shtëpi 3-0 ndaj Crystal Palace, duke marrë edhe kreun e renditjes.

Edhe njëherë tjetër ishte dyshja Mane-Salah që zgjidhi ndeshjen, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë loje. Mane shënoi në minutën e 43’ të pjesës së parë, duke cliruar edhe trajnerin Klopp.

Në të dytën ishte Salah në 78’ ai që shënoi golin e sigurisë. Keita në 90’ vetëm sa thelloi rezultatin 3-0, me miqtë të dorëzuar që pas golir të dytë. Liverpool pret rezultatet e rivalëve tani.

Manchester City është ndalur në shtëpi 0-0 me Southampton. Kampionët nuk arritën të gjenin të patëkn një gol. Madje në fillimin e pjesës së dytë pati një moment të diskutueshëm, kur Walker del me të kuq dhe penallti për miqtë, por VAR kthen gjithcka. Armando Broja hyri në fushë në 68’.

Arsenal merr fitoren e dytë radhazi, duke i ikur kështu fundit të renditjes dhe parë nga lart. Topcinjtë fituan 1-0 në transfertë ndaj Burnley. Golin e fitores e shënoi Odegaard në minutën e 30-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN